
Haliti për konstituimin e Kuvendit: Grykësia për pushtet po ndikon të stërzgjatet ky proces
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka dhënë një vlerësim për gjendjen institucionale në vend dhe ngërçin e krijuar.
Ai u shpreh se situata është shqetësuese, meqë për gjashtë muaj partia fituese nuk mundi që ta zgjedh kryeparlamentarin dhe sipas tij kjo tregon më së miri situatën reale në këtë institucion.
“Paaftësia dhe grykësia për pushtet, kanë ndikuar që të stërzgjatet ky proces. E palët kanë tentuar që të grabisin variantin e tyre në pushtet”, u shpreh ish-deputeti Haliti në ATV, transmeton Zeri.info.
I pyetur për zgjedhjen e Bashës si kryeparlamentar dhe artikullin e shkruar nga ai vite më parë, Haliti u shpreh “ Mua nuk po më pengon pse ai ka shkruar, mirëpo mënyra se si ka shkruar dhe personi me të cilin ka bashkëpunuar është një indikacon shumë i keq, dhe mua më krijon dyshime se për këtë janë dhënë para”.
Ish-depueteti ndër tjera u shpreh se ka dyshime të mëdha se kjo çështje është më e thellë dhe se qëllimi ishte që UÇK-ja të prezantohej si jo e denjë. /Zëri