Rohde shprehet i shqetësuar me ngërçin politik e institucional në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Rohde shprehet i shqetësuar me ngërçin politik e institucional në Kosovë

Aktuale September 03, 2025 - 17:26

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani.

Rohde ka bërë të ditur se temë kyçe e takimit ishte ngërçi politik dhe institucional në Kosovë, raporton Zeri.info.

“Në takim shpreha shqetësimin tim për ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe për diskursin publik të kohëve të fundit që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë të gërryejnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”, ka shkruar ambasadori gjerman mes tjerash. /Zëri

Thank you Madam President for the good discussion! At the meeting I expressed my concern on the ongoing pol. & instit. deadlock as well as recent public discourse that casts doubt on judicial rulings, as such developments risk eroding public trust in the independence and the integrity of judiciary.

[image or embed]

— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) September 3, 2025 at 1:17 PM