
Fillon intervistimi i kandidatëve për pozitën e gjyqtarit mbikëqyrës në Gjykatën e Rahovecit
Aktuale
September 03, 2025 - 15:45
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka filluar procesin e intervistimit të kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjakovë – Dega në Rahovec.
Sipas KGJK-së, ky proces zhvillohet në përputhje me parimet e meritokracisë, transparencës, trajtimit të barabartë dhe vlerësimit objektiv.
“Në funksion të garantimit të një procedure të hapur dhe të besueshme, KGJK-ja ka ftuar të gjithë aktorët e interesuar të marrin pjesë në monitorimin e këtij procesi. Megjithatë, në fazën aktuale ishin të pranishëm vetëm përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)”, thuhet në njoftim.