
Latifi: Dhënia e 500 eurove për nëna ndikoi në rritjen e numrit të lindjeve në Rahovec
Aktuale
September 03, 2025 - 11:49
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se është rritur numri i lindjeve në këtë qytet.
Latifi ka thënë se njëri prej indikatorëve ka qenë edhe subvencionimi me 500 euro për çdo grua që ka lindur.
“Kjo ka ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të lindjeve. Jemi falënderues ndaj motrave, ndaj specialistëve, ndaj dy gjinekologëve dhe neonatologut që e kemi angazhuar”, ka thënë Latifi.
Latifi shtoi se nëse zgjidhet edhe një herë për kryetar të Komunës së Rahovecit në zgjedhjet e 12 tetorit, do të rrisë shifrën e këtij subvencioni.
“Kam dhënë një premtim që nga 500 euro do të ketë rritje në 750, për 50 për qind për çdo lindje që ndodh në Repartin e Maternitetit”, tha Latifi në Klan Kosova.