Nagip Krasniqi del sërish para Gjykatës

Nagip Krasniqi del sërish para Gjykatës

Aktuale September 03, 2025 - 11:38
Nagip Krasniqi shkon në Gjykatë për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë Speciale se dëmtoi shtetin për 37 milionë euro

Nagip Krasniqi, ish-kryeshef i Korporatës Energjetike të Kosovës, ka dalë parë Gjykatës sërish sot në Prishtinë.

Tëvë1 raporton se në këtë seancë do të dëshmojë Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRRE-së.

Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, për keqpërdorim të pozitës zyrtare në gusht 2024.

Ai akuzohet se veprën penale e ka kryer nga 15 tetori 2021 deri më 19 prill 2023.