
Parkingjet në Prishtinë monitorohen online, Rama: Kemi vendosur tabelat digjitale
Aktuale
September 03, 2025 - 10:45
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë lajmin e pritur për çështjen e parkingjeve në kryeqytet.
Ai ka bërë të ditur se janë vendosur tabelat digjitale për monitorim online të parkingjeve.
Rama ka thënë se qytetarët tash e tutje s’kanë nevojë të sillen nëpër qytet për të kërkuar parking të lirë.
“Tash parkingjet monitorohen online edhe secili prej jush tash mundet me pa a ka vende t’lira a jo, n’tabelat digjitale që jonë vendosë n’fillim t’rrugëve”, ka thënë Rama.
“Prishtina, përtej të zakonshmes”, ka thënë Rama.