
Vazhdon shpërndarja e librave falas për nxënësit e Luginës së Preshevës
Në shkollat e Luginës së Preshevës po vazhdon shpërndarja e librave falas për nxënësit shqiptarë, një donacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Sot tekstet mësimore në gjuhën shqipe u shpërndanë në shkollat fillore të fshatrave Tërnoc i Madh, Bilaç, Raincë dhe Corroticë, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Ky është viti i katërt me radhë që nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës përfitojnë nga ky program, i cili synon të lehtësojë barrën ekonomike të familjeve shqiptare dhe të sigurojë kushte më të mira për mësim në gjuhën amtare”, shkroi në rrjetin social Facebook, Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar.

Drejtorët e shkollave në Tërnoc, Bilaç, Raincë dhe Corroticë shprehën mirënjohjen e tyre për këtë mbështetje të vazhdueshme, thekson Rexhepi.