
Ish-deputeti i PD-së bëhet këshilltar i Vjosa Osmanit
Aktuale
September 02, 2025 - 13:21
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, ka njoftuar se pas largimit nga Parlamenti i Shqipërisë, do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij politike.
Ai i është bashkuar ekipit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit si këshilltar për politikë të jashtme.
Pak ditë më parë Çollaku ka marrë nënshtetësinë e Kosovës, duke i hapur rrugë angazhimit të tij të ri.
“Të dashur miq, me kënaqësi dhe krenari kam pranuar ftesën e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj nëse pozicionin e këshilltarit për Politikë të Jashtme”, shkroi ai në Facebook.