Gërvalla thotë se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO
Foto: Facebook

Gërvalla thotë se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO

Aktuale September 02, 2025 - 08:01

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, zhvilloi një takim me Dame Karen Piercen, të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Ministrja Gërvalla gjatë takimit me Piercen theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar është i fortë dhe i fokusuar në siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

Ajo e informoi Piercen për progresin e Kosovës në sundimin e ligjit, reformat demokratike dhe procesin e integrimit euroatlantik, duke nënvizuar synimin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO.

Në përmbyllje të takimit, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve tona.

“Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për rolin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve tona”, citohet të ketë thënë Gërvalla. /Zëri