Befason Dërguti: LVV-ja po i bën favor Listës Serbe, në kohë zgjedhjesh polarizimi i rrit votat
Foto: Laura Hasani

Befason Dërguti: LVV-ja po i bën favor Listës Serbe, në kohë zgjedhjesh polarizimi i rrit votat

Aktuale September 01, 2025 - 22:32

Opinonistja politike Aida Dërguti ka folur për moszgjedhjen e nënkryetarit të komunitetit serb të Kuvendit të Kosovës nga një kandidat i propozuar nga Lista Serbe.

Ajo ka pohuar se Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar shumë Listën Serbe, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret.

Sipas saj, VV-ja ka pasur katër vjet kohë për ta shpallur Listën Serbe si organizatë terroriste. Dërguti më tej theksoi se Vetëvendosje, me reagimet e ditëve të fundit, është duke i shtuar më shumë vota Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Siç duket, Lëvizja Vetëvendosje është duke i bërë një favor Listës Serbe, sepse në prag të zgjedhjeve lokale, polarizimi me këtë listë do t’ia rrisë numrin e votave. Zakonisht, këto tensione ndëretnike, në kohë fushate dhe zgjedhjesh, kur përdoret sentimenti nacionalist, rëndom sjellin më shumë vota – dhe mendoj se dëmin më të madh po ia bëjnë Nenad Rashiqit, në fakt”, tha ajo.

“Duke u polarizuar me Listën Serbe dhe, ndërkohë, duke e paraqitur Rashiqin si konstruktiv në sytë e komunitetit, ai po duket si një instrument i z. Albin Kurti – si dikush që është në shërbim të tij, e jo në shërbim të komunitetit”, ka shtuar Dërguti.

Dërguti theksoi se çdo herë në shtetet e Ballkanit Perëndimor tensionet nacionaliste në kohë zgjedhjesh u kanë sjellur vota partive politike. /klankosova