Albulena Haxhiu sqaron çështjen e mbajtjes së dy detyrave njëkohësisht
Foto: Laura Hasani

Albulena Haxhiu sqaron çështjen e mbajtjes së dy detyrave njëkohësisht

Aktuale September 01, 2025 - 21:22

Ish ministrja e Drejtësisë tashmë nënkryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ku dha një sqarim nëse i mban dy  detyra njëkohësisht.

 Haxhiu e dha një sqarim për këtë çështje. Ajo tha se tre nënkryetarë të Kuvendit të Republikës së Kosovës janë votuar në pako sepse ka pasur konsensus ndërmjet partive politike si Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, prandaj kemi marrë 100 vota të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta10.

Albulena Haxhiu tha se në momentin që është bërë nënkryetare, automatikisht është liruar nga detyra si Ministre e Drejtësisë dhe se e gjithë kjo është në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

“Në momentin që jam bërë nënkryetare, jam liruar nga detyra e Ministres së Drejtësisë në detyrë, prandaj gjithçka ka shkuar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në përputhje me Rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës.