
Ekipi ligjor i Presidencës po bën analizë lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit
Ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë një analizë ligjore lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Për këtë presidentja Vjosa Osmani e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, në takimit që e kanë zhvilluar të hënën.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim, në cilësinë e tij, të kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, z. Dimal Basha. Në këtë takim kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës për takimin.
Presidentja thuhet se ka potencuar se do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës.