
Nis mbledhja e Kryesisë, s’marrin pjesë PDK-ja dhe LDK-ja
Aktuale
September 01, 2025 - 13:17
Ka nisur takimi konsultativ i thirrur nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.
Takimi vjen pas pamundësisë për të zgjedhur nënkryetarin e pestë, i cili duhet të jetë përfaqësues i komunitetit serb.
Ndërkohë që dy subjektet kryesore opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje.
Ndërkohë, në takim shihen prezentë Dimal Basha dhe dy nënkryetaret, Albulena Haxhiu me Emilia Rexhepi.

