Osmani uron fillimin e vitit të ri shkollor: Le ta shkruajmë së bashku historinë e suksesit
Foto: Laura Hasani

Osmani uron fillimin e vitit të ri shkollor: Le ta shkruajmë së bashku historinë e suksesit

Aktuale September 01, 2025 - 10:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ajo thekson rëndësinë e këtij momenti si një fillim i ri, i mbushur me mundësi për zhvillim, dije dhe sukses.

“1 Shtatori gjithmonë sjell me vete frymën e një fillimi të ri, ku secili nxënës, mësues dhe prind ka mundësinë ta shkruajë histori të suksesit. Le të hyjmë në këtë vit shkollor me kurajë, me besim dhe me respekt për njëri-tjetrin”, shkroi Osmani.

Ajo ka bërë thirrje që nxënësit të mos ndalojnë së pyeturi e kërkuari, ndërsa mësuesit të mos kursejnë nga angazhimi për përgatitjen e brezave të ardhshëm.

“Urime fillimi i vitit të ri shkollor! Qoftë një vit i mbushur me dije, gëzim dhe suksese për të gjithë!”, përfundoi Osmani.