Brahimaj: Nenad Rashiq nuk është më i mirë se Lista Serbe
Foto: Laura Hasani

Brahimaj: Nenad Rashiq nuk është më i mirë se Lista Serbe

Aktuale August 29, 2025 - 08:40

Procesi i zgjedhjes së nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb vazhdon të mbetet i bllokuar.

Edhe pse kandidati Nenad Rashiq mori më së shumti vota për nga deputetët në seancë, ai nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme.

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, në “Debat Plus” ka shpjeguar arsyet pse partia e tij nuk e mbështeti Rashiqin.

Ai theksoi se, sipas tij, Rashiqi nuk dallon nga përfaqësuesit e Listës Serbe.

“Po flitet shumë herë se shumë njerëz kanë bërë dëme të mëdha ndaj UÇK-së, por edhe zoti Rashiq nuk është më i mirë se të tjerët nga Lista Serbe. Zoti Rashiq është një serb që e keni parë para disa muajsh me ato përshëndetje me tre gishta. Nuk është ndonjë serb që është më i mirë sesa serbët e tjerë…”, ka thënë Brahimaj.