Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 36 gradë
Foto: Laura Hasani

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 36 gradë

Aktuale August 29, 2025 - 07:52

Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot kryesisht me diell. Gjatë ditës do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 deri në 36 gradë Celsius.

Këtë javë vendi ynë është nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike. Në mëngjes do të mbajë mot i freskët dhe i këndshëm, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të shënojnë rritje graduale, duke arritur vlera tipike për stinën e verës.