
Bajrami: BE-ja e ka izoluar Kurtin, ai po e çon shtetin drejt kolapsit
Aktuale
August 28, 2025 - 19:50
Një letër ka qarkulluar në media, ku pretendohet se shefat e Misioneve të BE-së për mosrespektimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme të 25 qershorit, si dhe se ndaj tij ka pasur pakënaqësi të theksuara.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputetja Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se Kosova po izolohet nga BE-ja për shkak të kryeminisrit në detyrë, Albin Kurti.
“Dështimet e Albin Kurtit për të imponuar kandidatin për kryeparlamentar, dështimi i Albin Kurtit për të formuar Qeverinë janë bërë barrë për shtetin dhe gjithë qytetarët.
Bllokuesi, dështuesi dhe fajtori për gjithë këtë situatë është Albin Kurti dhe Vetëvendosja”, theksoi Bajrami ndër tjera. /Zëri