Kryeziu: Serbja e arrestuar në Kroaci nuk ka pasur lidhje me Zyrën e Kryeministrit
Foto: Laura Hasani

Kryeziu: Serbja e arrestuar në Kroaci nuk ka pasur lidhje me Zyrën e Kryeministrit

Aktuale August 28, 2025 - 16:58

Zëndhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka reaguar në lidhje me pretendimet se serbja e arrestuar nga autoritetet kroate për dyshime rreth spiunazhit për Serbinë ka pasur lidhje me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Sipas tij, ky pretendim nuk qëndron sepse sipas tij qasja në informacione të rëndësishmë dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrt është e kufizuar, raporton Zeri.info.

“Andaj ne hedhim poshtë çdo pretendim se personi në fjalë mund të ketë siguruar informacione të rëndësishme dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit”, thekson ndër tjera Kryeziu.

Zëdhënësi i Qeverisë ka theksuar se meqë veprimtaria e serbes dhe dy të tjerëve është zhvilluar në Kosovë, institucionet janë të gatshme të bashkëpunojnë me autoritetet kroate. /Zëri