
Emilija Rexhepi lirohet nga detyra e zëvendëskryeministres, pas emërimit të saj nënkryetare e Kuvendit
Aktuale
August 28, 2025 - 16:30
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar dje nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi.
Ky vendim erdhi pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.
Njoftimi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit. /Zëri