Edhe Supremja hedh poshtë ankesën e Korab Mushkolajt – Qëndron vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e tij
Foto: Laura Hasani

Edhe Supremja hedh poshtë ankesën e Korab Mushkolajt – Qëndron vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e tij

Aktuale August 28, 2025 - 15:42

Edhe Gjykata Supreme e Kosovës, e ka refuzuar si të pa themeltë ankesën e Korab Mushkolajt, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për komunën e Deçanit, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, shkruan Gazeta Express.

Mushkolaj, ditë më parë s’ishte certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 12 tetorit.

Ndaj këtij vendimi, kandidati i PDK’së ishte ankuar në PZAP, porse ankesa e tij ishte hedhur poshtë nga ky panel si e pabazuar.

Pas kësaj, Mushkolaj ishte ankuar në Supreme, ku kishte kërkuar që anulohen të dy vendimet.