Begaj nderon bërthamën e parë të UÇK-së: Historiku i çlirimit të Kosovës nis në Surrel

Begaj nderon bërthamën e parë të UÇK-së: Historiku i çlirimit të Kosovës nis në Surrel

Aktuale August 28, 2025 - 15:35

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se është takuar me luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës, që u stërvitën në vitin 1991 në Repartin Ushtarak të Surrelit nga pedagogët e ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se kjo ngjarje duhet të marrë vlerën e peshës historike, pasi siç u shpreh, aty u ndez flaka e madhe për çlirimin e Kosovës.

”Me luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës, që u stërvitën në vitin 1991 në Repartin Ushtarak të Surrelit nga pedagogët e ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve. Kjo ngjarje duhet të marrë vlerën e peshës historike, pasi aty u ndez flaka e madhe për çlirimin e Kosovës, bërthamë e parë e UÇK-së. Nder përjetë të gjithë atyre që sakrifikojnë për shqiptarinë”, ka shkruar Begaj.