Të shtunën, përpjekja e radhës për zgjidhjen e nënkryetarit nga pakica serbe
Foto: Laura Hasani

Të shtunën, përpjekja e radhës për zgjidhjen e nënkryetarit nga pakica serbe

Aktuale August 28, 2025 - 15:02

Gjatë së enjtes (sot), nuk arriti që të zgjidhej nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit joshumicë serb.

Asnjë deputet i Listës Serbe e as Nenad Rashiqi, nuk arritën që t’i marrin votat e nevojshme, dhe kësisoj, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ndërperu seancën për t’ia dhënë edhe një mundësi të fundit Rashiqit, shkruan Zeri.info.

Kuvendi i Kosovës para pak çastesh njoftoi se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet të shtunën me fillim prej orës 11:00.

Në këtë seancë, do të jetë hera e fundit kur Rashiqi mund të propozohet se kandidat për nënkryetar të Kuvendit, pasi që Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë që një kandidat nuk mund të votohet më shumë se tre herë deri në zgjedhjen e tij për kryetar apo nënkryetar të Kuvendit. /Zëri