Murati: Nëse jo Rashiqi, kush duhet të zgjidhet nënkryetar nga pakica serbe
Foto: Laura Hasani

Murati: Nëse jo Rashiqi, kush duhet të zgjidhet nënkryetar nga pakica serbe

Aktuale August 28, 2025 - 13:15

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, i ka kritikuar partitë politike që kanë qenë në opozitë në legjislaturën e kaluar, PDK-në, LDK-në dhe AAK e Nismën, për mosvotimin e Nenad Rashiqit nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

 

“Nuk e kuptojmë cili është qëllimi i deputetëve të opozitës, ku një pjesë abstenon, siç janë deputetët e PDK-së dhe AAK dhe NISMA, ndërsa ata të LDK nuk merr pjesë në votim”, tha Murati për gazetarë.

 

Ai tha se dëshiron t’i pyesë ata se, “nëse jo Nenad Rashiq, kush nga pakica serbe duhet të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, sipas tyre”.

“Besoj këtë pyetje duhet t’ua bëjmë atyre vazhdimisht deri në seancën e ardhshme”, shtoi ai.

Sa për dijeni, një nga pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës i takon pakicës serbe, sipas Kushtetues së Kosovës.