Krasniqi: LVV-ja po angazhohet për Rashiqin më shumë se për Haxhiun e Bashën
Foto: Laura Hasani

Krasniqi: LVV-ja po angazhohet për Rashiqin më shumë se për Haxhiun e Bashën

Aktuale August 28, 2025 - 12:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se përkundër faktit që PDK-ja mbajti zotimin për zhbllokimin e Kuvendit, LVV-ja ka në plan zhvillimin e bllokadës.

Sipas tij, këtu ka një tentim që të mos shkohet tutje me konstituimin e Kuvendit.Ka shtuar se e gjithë Lëvizja Vetëvendosje me entuziazëm po angazhohet që Nenad Rashiqi të jetë nënkryetar.

 

Krasniqi ka thënë se më pak angazhim ka pasur për Bashën.

“Ne po abstenojmë nga votimi sepse kjo mënyrë e votimit është jokushtetuese. Efekti politik dhe real i kësaj është që po vazhdon bllokada”, ka thënë ai.

Sipas tij, angazhimi për Rashiqin është skenar.

Krasniqi theksoi se, ndikimi politik dhe real i ngërçit është “fakti që po vazhdon bllokada e nuk po konstituohet Kuvendi dhe rrjedhimisht nuk po arrijmë ta fusim në afate kushtetuese Albin Kurtin për ta dëshmuar atë që e kemi thënë gjithë: ai nuk i ka votat për ta formuar qeverinë”.