
Dështon sërish Nenad Rashiqi
Aktuale
August 28, 2025 - 12:27
Ka dështuar për të dytën herë zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit.
Ai mori gjithsej 56 vota për, 1 kundër dhe 20 abstenime, vota këto të pamjaftueshme për zgjedhjen e Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka ftuar grupet parlamentare për diskutim për të vendosur rreth votimit të Rashiqit.

Basha ka thënë se për seancën e radhës, e cila edhe mund të mbahet brenda ditës, deputetët do të njoftohen nga administrata.
Ai i thirri partitë parlamentare për konsultime për zgjedhjen e nënkryetarit nga pakica serbe, që është hapi i fundit për ta konstituuar Kuvendin përfundimisht. /Zëri
