Bekë Berisha për Rashiqin: Shohim
Foto: Laura Hasani

Bekë Berisha për Rashiqin: Shohim

Aktuale August 28, 2025 - 10:54

Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka treguar nëse do të votojë apo jo për Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Do të shohim, sepse unë vërtet nuk e njoh. Kjo gjendje është e paqartë. Pas bisedime që do t’i kemi me kolegët tanë do të shohim se si ta zgjidhim këtë gjendje”, tha Berisha.

Ai shtoi se “ ne ngulim këmbë ende, pasi është tejkaluar një pengesë, duhet t’iu numërohen ditët Albin Kurtit, sepse ai nuk i ka votat për Qeveri”.