
Basha komenton dorëheqjen e Liburn Aliut
Aktuale
August 28, 2025 - 10:38
Kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, ka komentuar sot dorëheqjen e Liburn Aliut nga pozita e ministrit në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Basha tha se e çmon kontributin e Aliut dhe punën e tij si ministër, ndërsa shtoi se është e natyrshme që të kenë pakënaqësi mes vete, transmeton Zeri.info.
“Unë çmoj kontributin e tij si aktivist i LVV-së sic e çmoj kontributin e secilit që ka dhënë shumë për VV-në. Por respektoj edhe punën që ka bë si ministër. Është komplet e natyrshme që të ketë pakënaqësi mes vete sepse edhe unë si deputet kam pasur ndonjëherë pakënaqësi me ministra”, deklaroi Basha në konferencën për media. /Zëri