
Basha: Është akt patriotik të votohet Rashiqi si nënkryetar i Kuvendit
Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, ka ftuar deputetët e Kuvendit që të votojnë sot për Nenad Rashiqin, i cili pritet të rikandidohet për nënkryetar nga pakicat serbe.
Basha tha se seanca do të vazhdojë me hedhjen e shortit, ndërsa e cilësoi akt patriotik votimin e Rashiqit për nënkryetar, pasi sipas tij, ky punon për interesat e Republikës së Kosovës, transmeton Zeri.info.
“Do vazhdojmë sot aty ku kemi mbetur te hedhja e shorit, dhe siç e dini Rashiq është votuar vetëm një herë dhe siç e dini Gjykata Kushtetuese ka thënë se një kandidat mund të votohet tri herë”.
“Është moment historik dhe i bëj thirrje gjithë deputetëve që është një mundësi e një akt patriotik ta votojmë që në kryesi të Kuvendit ta kemi një nënkryetar që e njeh Republikën e Kosovës dhe që punon për interesat e saj”, tha Basha në konferencë për media. /Zëri