Kusari: Letra e menaxhmentit të RTK-së konfirmon ndikimin e LVV-së
Foto: Laura Hasani

Kusari: Letra e menaxhmentit të RTK-së konfirmon ndikimin e LVV-së

Aktuale August 27, 2025 - 17:10

Menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës përmes një letre ka hedhur poshtë pretendimet e gazetarëve, të cilët thanë se janë larguar nga moderimi për shkak të ndikimit nga pushteti.

Lidhur me këtë letër, ka reaguar juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila ka thënë se me këtë letër është dëshmuar ndikimi politik nga LVV-ja në RTK.

“LVV-ja nuk do të tërhiqet nga përpjekja për kontrollë absolute të RTK-së ashtu siç ne aktivistët dhe mediat asnjëherë nuk do të ngurrohmë të ngrisim zërin në mbrojtje të RTK-së.

Edhe kur për këtë paguajmë çmim të lartë”, thuhet në reagimin e Kusarit. /Zëri