Gara për komunat, KQZ-ja decertifikon 12 kandidatë
Foto: Laura Hasani

Gara për komunat, KQZ-ja decertifikon 12 kandidatë

Aktuale August 27, 2025 - 12:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka decertifikuar 12 kandidatë, që ishin certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të KQZ-së, me ç’rast u bë zëvendësimi i tyre me kandidatë të tjerë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, dha detaje rreth tij, transmeton klankosova.

“Në fillim të mbledhjes, KQZ mori disa vendime për decertifikim të kandidatëve që më herët ishin certifikuar nga KQZ dhe zëvendësimin e tyre me kandidatë të tjerë. Për këtë, KQZ mori vendime të veçanta, si në vijim: – Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 3 kandidatëve tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje për Zgjedhjet Lokale; – Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 2 kandidatëve tjerë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Zgjedhjet Lokale; – Vendim për decertifikim e 3 kandidatëve nga GUXO për Zgjedhjet Lokale; – Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve nga Alternativa për Zgjedhjet Lokale; – Vendim për decertifikimin e një kandidati nga Bashkimi Demokratik për Zgjedhjet Lokale; – Vendim për decertifikimin e një kandidati nga Kosovski Savez për Zgjedhjet Lokale; – Vendim për decertifikimin e një kandidati nga Koalicija VAKAT për Zgjedhjet Lokale;”, tha ai.