Liburn Aliu ofron dorëheqje, pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar
Foto: Laura Hasani

Liburn Aliu ofron dorëheqje, pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar

Aktuale August 27, 2025 - 11:16

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e tij.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se dorëheqja e tij vjen pasi Dimal Basha është zgjedhur dje si kryetari i Kuvendi të Kosovës.

" Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim. Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua", ka shkruar Aliu.

Aliu ka thënë se sot ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë.

Njoftimi i plotë i Aliut, pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë,

Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit të kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.

Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua. /Zëri