Rikthehen temperaturat e larta
Foto: Laura Hasani

Rikthehen temperaturat e larta

Aktuale August 27, 2025 - 07:56

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas IHMK-së, vranësirat parashihen të jenë të fokusuara për rreth relievit malor, shkruan Zeri.info.

IHMK-ja po ashtu bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 e 12 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 26 e 32 gradë Celsius.

Era, sipas IHMK-së, kryesisht do të jetë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:

Image