Zgjedhja e Bashës ishte aksidentale, thotë Zemaj
Foto: Laura Hasani

Zgjedhja e Bashës ishte aksidentale, thotë Zemaj

Aktuale August 26, 2025 - 23:16

Armend Zemaj në një diskutim tha se ai e sheh si aksidentale zgjedhjen e sotme të Kryeparlamentarit, Dimal Basha. Ai tha gjithashtu se kjo nunk ishte as vullnet i tij që të ishte i përzgjedhur si kandidat për kryeparlamentar.

“Nga ajo që unë e kam pa dhe e kam vërejt si pjesë e votimit sepse ne kishim katër kandidatë të tjerë dhe ky ishte i pesti me radhë dhe vetë mënyra e prezentimit tregon se sa serioz është një subjekt politik kur e propozon dikë edhe për kandidatët e tjerë ka pasë më shumë tallje dhe ironi sesa një seriozitet ose një kërkesë për një bashkëpunim për një parti që ishin të gatshëm për votim” u shpreh më tutje Zemaj./Gazeta10