
51 vatra zjarri sot në Kosovë, 4 janë ende aktive
Aktuale
August 26, 2025 - 21:44
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë regjistruar 51vatra zjarri.
Prej tyre katër mbeten aktive, kurse 47 janë lokalizuar, raporton Zeri.info.
“Agjencia apelon tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet në numrat 112 193 dhe 192”, thuhet në njoftim.