Krasniqi: Nuk mund të fshihen pas Glauk Konjufcës, qevrisja e Kurtit ka qenë nivel i Dimal Bashës
Foto: Laura Hasani

Krasniqi: Nuk mund të fshihen pas Glauk Konjufcës, qevrisja e Kurtit ka qenë nivel i Dimal Bashës

Aktuale August 26, 2025 - 21:40

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se qeverisja Kurti ka qenë nivel i Dimal Bashës.

Krasniqi tha se nëse nuk do të votohej sot Dimal Basha secili do të kishte të drejtë të thoshte se “PDK janë mashtrues, nuk e mbajnë fjalën”.

Derisa shton se kategoritë morale në politikë janë të rëndësishme.

“Qëllimi i tij ka qenë me imponu Albulena Haxhiun, pothuajse secili janë të njëjtë. Kam rezerva për të gjithë, veç që janë në VV kam rezervë, u thashë edhe gazetarëve”, tha Krasniqi.

I pari i PDK-së shtoi se kryekuvendari u votua, kur u plotësuan kriteret që i ka vendosur partia e tij./klankosova