Blakaj: Ura e re mbi Ibër demanton propagandën e Serbisë
Foto: Laura Hasani

Blakaj: Ura e re mbi Ibër demanton propagandën e Serbisë

Aktuale August 26, 2025 - 18:27

Korab Blakaj, njohës i sigurisë, ka komentuar lidhur me hapjen e urës së re mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Ai ka thënë se prezenca e policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it gjatë këtyre ditëve në afërsi të urës së re është krejtësisht normale.

Tutje, Blakaj ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare ka rënë pre e propagandës së Serbisë, e cila ka pretenduar se hapja e urës së Ibrit do të cenojë sigurinë e pjesëtarëve të komunitetit serb në Mitrovicë dhe në veri në përgjithësi.

“Ndërtimi i këtyre urave dhe lëshimi në punë i tyre do ta demantojë [Serbinë], sepse Kosova asnjëherë nuk ka pasur politikë shtetërore kundër serbëve që jetojnë brenda Kosovës. Madje, Kosova nuk ka pasur politikë armiqësore as ndaj grupit ose komunitetit që angazhohet në formë jokushtetuese për shkëputjen e territorit”, ka theksuar ai.

“Bashkësia ndërkombëtare më në fund do të bindet se kjo urë, më tepër tashmë, simbolizon një ndarje psikologjike dhe është një narrativë që e mbron Beogradi sesa që ka të bëjë me aspektin e sigurisë së veriut”, ka thënë Blakaj./dukagjini