
Osmani mirëpret fillimin e zhbllokimit të konstituimit të Kuvendit, uron kryetarin e ri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe siç thuhet në njoftimin e Presidencës, shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë.
Osmani i ka uruar punë të mbarë e kryetarit të ri, Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Rexhepi.
“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën”.
“Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Rexhepi. Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet tutje në njoftim.