Hyseni: Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar, shembulli se si LVV-ja përdhos institucionet
Foto: Laura Hasani

Hyseni: Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar, shembulli se si LVV-ja përdhos institucionet

Aktuale August 26, 2025 - 17:44

Zgjim Hyseni nga PSD ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja që “bash Dimal Basha” do të bëhej kryetar i Kuvendit.

Hyseni ka deklaruar se nuk duhet të çuditet askush për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit.
“Dimal Basha është shembulli më i mirë, ose ilustrimi, për mënyrën se si e sheh Vetëvendosje Kuvendin dhe institucionet tjera. I sheh të nënshtruara dhe të përdhosura, edhe nëse duhet me i përdhos, e rëndësishme është që ato t’i shërbejnë pushtetit të saj”, ka thënë ai.

“Dimal Basha e mishëron arrogancën, sjelljen e keqe, përçmimin dhe armiqësinë që në fakt e karakterizon Lëvizjen Vetëvendosje. Prandaj unë nuk do ta quaja çudi. Dimal Basha është, si me thënë, ilustrimi më i mirë – sidomos në sjellje dhe gjuhë”, është shprehur ai./dukagjini