Rohde: S’po shoh zgjidhje të ngërçit, kjo është keq për Kosovën dhe fondet për të
Foto: Laura Hasani

Rohde: S’po shoh zgjidhje të ngërçit, kjo është keq për Kosovën dhe fondet për të

Aktuale August 26, 2025 - 16:11

Ambasadori gjerman në Kosovë nuk po sheh zgjidhje institucionale.

Në një prononcim për media jashtë ndërtesës së Kuvendit, Jorn Rohde ai tha se nuk po duket se ka vullnet të mjaftueshëm politik për zgjidhjen e krizës.

“Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu.  Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”, tha Rohde duke u përgjigjur në pyetjen e gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.

Ai tha se kjo situatë është e keqe për Kosovën sepse po rrezikohen fondet e jashtme.

“Kjo është keq për Kosovën sepse shumë fonde po rrezikohen. Na duhen institucione funksionale, si parlamenti e qeveria”, tha ambasadori Rohde.