As Nenad Rashiq s’i merr vota për nënkryetar, ndërpritet seanca
Foto: Laura Hasani

As Nenad Rashiq s’i merr vota për nënkryetar, ndërpritet seanca

Aktuale August 26, 2025 - 16:01

Deputeti serb Nenad Rashiq nuk ka rritur t’i marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar të Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sot ta zgjedhë një nënkryetar nga komuniteti serb, transmeton Zeri.info.

Fillimisht Lista Serbe ka propozuar tri herë radhazi Slavko Simiqin, i cili nuk mori vota të mjaftueshme, më pas Kuvendi hodhi në short votimin për nënkryetar nga komuniteti serb.

Deputetët nuk kanë votuar asnjë kandidat nga Lista Serbe, ndërsa diferencën në votë e ka bërë deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq i cili mori 55 vota, por të pamjaftueshme për t’u bërë nënkryetar, shkruan Zeri.info.

Rashiqi mori 55 vota për, një kundër dhe 17 abstenime.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit Dimal Basha e ndërpreu seancën, për ta vazhduar të enjten. /Zëri

Image