Cakolli: Të gjitha pikat e aktgjykimit vlejnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit
Foto: Laura Hasani

Cakolli: Të gjitha pikat e aktgjykimit vlejnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit

Aktuale August 26, 2025 - 15:33

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë përmes një postimi në Facebook se të gjitha pikat e aktgjykimit, duke përfshirë obligimin për pjesëmarrje në votim, ndjekje të procedurave të parapara në Rregullore, si dhe nevojën për konsultime e kompromis, vlejnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

“Mosrespektimi i tyre përbën shkelje të Aktgjykimit, që është e barasvlershme për nga pesha juridike, sikur edhe për kryetarin. Afati 30-ditor (deri më 17 shtator) do të jetë në fuqi, deri në zgjedhjen edhe të nënkryetarit të mbetur”.