
Pas insistimit të LS-së për Simiqin, zgjedhja e nënkryetarit serb kalon në formatin e shortit
Aktuale
August 26, 2025 - 15:21
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka marrë vendim që zgjedhja e nënkryetarit serb të kalojë në formatin me short.
Ai e ka arsyetuar këtë vendim, duke e përmendur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka përcaktuar në vendimin e disa ditëve më parë se një kandidat mund të propozohet deri në tri herë.
Slavko Simiq është propozuar tri herë dhe ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme.