Korrigjohet votimi për Bashën në Kuvend
Foto: Laura Hasani

Korrigjohet votimi për Bashën në Kuvend

Aktuale August 26, 2025 - 14:14

Kuvendi i Kosovës ka bërë një lëshim me numërimin e votave kur është propozuar për kryetar të Kuvendit Dimal Basha.

Vetë Basha në vazhdimin e seancës pas pauzës ka njoftuar për këtë lëshim në lidhje me votat që kanë abstenuar.

Ai tha se nuk kanë qenë tri abstenime, por tetë, transmeton Zeri.info.

Pas kësaj, seanca po vazhdon me zgjedhjen e nënkryetarëve. /Zëri