
Gati dy orë nga pauza e thirrur, ende s’ka nisur seanca e Kuvendit
Aktuale
August 26, 2025 - 14:06
Po bëhen dy orë që kur Kuvendi ka shkuar në pauzë njëorëshe, pasi është zgjedhur kryetar Dimal Basha.
Në seancën e Kuvendit tashmë kanë arritur deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ndërsa ata të LVV-së akoma nuk kanë arritur në seancë ku pritet të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit.
Duket se si shkas i kësaj vonese, Abelard Tahiri i PDK-së dhe Hykmete Bajrami e LDK-së janë ankuar te kryetari Basha për vonesën, derisa janë parë duke biseduar me të. /Zëri