Kusari: Basha një nga sulmuesit më të mëdhenj të gazetarëve, uroj që pozita ta ndihmojë të përmbahet
Foto: Laura Hasani

Kusari: Basha një nga sulmuesit më të mëdhenj të gazetarëve, uroj që pozita ta ndihmojë të përmbahet

Aktuale August 26, 2025 - 13:52

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas zgjedhjes së deputetit të LVV-së, Dimal Basha, në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ajo e ka quajtur Bashën si njëri ndër sulmuesit më të mëdhenj të gazetarëve në Kosovë.

Kusari madje shpreson që pozita t’i ndihmojë atij të përmbahet sadopak.

“Kryeparlamentari i Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha, është një ndër sulmuesit më të mëdhenj të gazetarëve dhe të aktivistëve në Kosovë. Uroj që marrja e pozitës së re do të ndikojë sadopak që Basha të përmbahet dhe të menaxhojë më mirë mosdurimin e tij dhe të partisë së tij ndaj pushtetit të katërt”.