
Limaj: Pa marrëveshje politike nuk mund të formohen institucionet
Aktuale
August 26, 2025 - 11:14
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se qëndrimi i partisë së tij ka qenë i qartë që nga dita e parë: të kontribuojë seriozisht në ndërtimin e institucioneve dhe funksionalizimin e tyre.
“Nisma ka qëndrim që ka pasur që nga dita e parë, ne duam seriozisht dhe i qasemi seriozisht ndërtimit të institucioneve. Duhet të kemi qasje serioze ndaj shtetit. E rëndësishme është që vendi të fitojë edhe parlamentin edhe qeverisjen. Pa marrëveshje politike nuk mund të vijmë atje ku dëshirojnë qytetarët. Pa marrëveshje politike nuk mund t’i formojmë institucionet”, tha Limaj.