
Ambasadori Rohde arrin në Kuvendin e Kosovës
Aktuale
August 26, 2025 - 10:57
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, arriti në Kuvendin e Kosovës, ku sipas orarit, në orën 11:00 pritet të fillojë seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit.
Ambasadorët e shteteve të ndryshme, duke përfshirë edhe ato të QUINT-it, kohët e fundit shpesh kanë bërë thirrje që sa më parë të formohen institucionet e reja të Kosovës.
