
Jakup Nura fyen Dimal Bashën, e krahason me një gomar që u prin 100 luanëve
Aktuale
August 26, 2025 - 10:37
Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka folur sot për kandidaturën e LVV-së, e cila në seancën e kaluar kishte kandiduar Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit.
Nura ka thënë se kandidatura e Bashës është fyerje për votuesit e gjithë Kosovës, ndërsa kandidaturën e tij e ka krahasuar me një term që përdoret më shumë në ushtri, duke e krahasuar me gomarin që u prin 100 luanëve, transmeton Zeri.info.
“Ne në ushtri e kemi një term, i cili thotë: ‘më mirë një luan t’u prijë 100 magarëve, sesa një gomar t’u prijë 100 luanëve’”.
“Dimal Basha me qenë kryetar i Kuvendit është fyerje për gjithë votuesit. Ata po përpiqen që të na vënë në faj, mendoj se PDK-ja do t’ia japë votën ose nuk do ta rikandidojnë më”, tha Nura. /Zëri