Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Jahir Krasniqi

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Jahir Krasniqi

Aktuale August 26, 2025 - 08:16

Ka vdekur Jahir Krasniqi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga kryetari i OVL UÇK-së në Prizren, Isa Berisha.

“Me dhimbje të madhe njoftojmë se nga mesi ynë u nda për të shkuar në amshim njëri nga luftëtarët e lirisë, Jahir Krasniqi”, thuhet në njoftimin në Facebook.

“Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 26 gusht 2025, pas namazit të Ikindisë, në varrezat e qytetit të Prizrenit. Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës, kryetari Isa Berisha ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët e Jahir Krasniqit”.