Sot, temperaturat deri në 29 gradë
Foto: Laura Hasani

Sot, temperaturat deri në 29 gradë

Aktuale August 26, 2025 - 07:55

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 e 10 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të arrijnë në 25 e 29 gradë Celsius.

Po ashtu IHMK-ja ka njoftuar se era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:

Image